Çipi i ri i silikonit emeton burim të dritës kuantike

Shkencë & Teknologji

Çipi i ri i silikonit emeton burim të dritës kuantike

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

“Kjo mund të ketë implikime në një sërë fushash ku luajnë rol ndërveprimet dritë-materie, duke e përfshirë shkencën e informacionit kuantik dhe teknologjinë optoelektronike”, tha hulumtuesi Sunil Mittal.

Shkencëtarët e kanë zhvilluar një çip të ri silikoni të aftë për ta gjeneruar një furnizim të vazhdueshëm të fotoneve të vetme, një burim ky i shkëlqyer i dritës kuantike.

“E gjithë drita në të cilën hasim në jetën tonë të përditshme është e mbushur me fotone”, tha në një njoftim për shtyp Elizabeth Goldschmidt, shkencëtare hulumtuese në Joint Quantum Institute. “Por ndryshe nga një poç elektrik, ekzistojnë disa burime që emetojnë dritë, nga një foton, dhe kjo mund të përshkruhet vetëm nga fizika kuantike”.

Teknologjitë e sotme të komunikimit kryesisht furnizohen nga drita jo-kuantike, por shumë njerëz besojnë se drita kuantike do ta furnizojë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së komunikimit dhe asaj kompjuterike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat