Samsung Chromebook Plus V2 vjen me lidhje LTE

Shkencë & Teknologji

Samsung Chromebook Plus V2 vjen me lidhje LTE

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:07
Samsung Chromebook Plus V2

Gjatë muajit qershor, Samsung prezantoi pasardhësin e laptopit të saj Chromebook Plus Cabriolet, me një ekran me 360 shkallë dhe mbështetje për laps të zgjuar.

Tani, pajisja merr një variant të ri që shton mbështetjen e LTE, duke lejuar lidhjen e vazhdueshme pa pasur nevojë për lidhjen me Wi-Fi.

Samsung nuk dha detaje tjera, andaj supozohet se pajisja ka ruajtur të njëjtët përbërës si modeli i mëparshëm. Kjo do të thotë se do të ketë një ekran Full HD (1920 x 1080p) 12.2 inç, 4GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtëse, me procesor Intel Celeron 3965Y.

Samsung Chromebook Plus V2 ka çmim prej 599 dollarë, 100 më shumë se një model Wi-Fi dhe do të jetë në dispozicion përmes faqes së Samsung më 2 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat