Për mosbesuesit, NASA sjell videon e ajsbergut drejtkëndor

Shkencë & Teknologji

Për mosbesuesit, NASA sjell videon e ajsbergut drejtkëndor

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:36
Ajsbergut drejtkëndor

Pak ditë më parë, NASA postoi foton e një ajsbergu që ishte shumë drejtkëndor, si i prerë me thikë.

Prerja dukej aq njerëzore, sa shumë veta e quajtën montazh. Disa të tjerë shkuan deri aty sa thanë që mund të jetë bërë nga alienët.

Por për shkencëtarët, kjo është diçka mëse natyrale, mëse normale. Prerjet aq të drejta tregojnë që ajsbergu sapo është shkëputur nga një masë më e madhe. Shumë shpejt, forma ndryshon për shkak se shkrihet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat