Kina ka një mjet të ri vëzhgimi që identifikon qytetarët nga mënyra se si ecin

Shkencë & Teknologji

Kina ka një mjet të ri vëzhgimi që identifikon qytetarët nga mënyra se si ecin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Autoritetet kineze kanë filluar vendosjen e një mjeti të ri të mbikqyrjes i projektuar për të identifikuar njerëzit nga mënyra se si ata ecin, ose format e trupit të tyre.

Kina tashmë po përdor mjetin në rrugë në dy qytetet e saj më të mëdha, Pekin dhe Shangai.

Huang Yongzhen, drejtor ekzekutiv i Watrix, kompania që ka dizajnuar sistemin, thotë se mund të identifikojë njerëzit deri në 50 metra, edhe kur kthehet mbrapa ose fytyra e tyre është e mbuluar.

Zyrtarët e sigurisë thonë se po zhvillojnë një sistem kombëtar të integruar të të dhënave të kamerave të vëzhgimit, nga të cilat do të shtohet sistemi i ri i identifikimit të gjurmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat