iPad Pro ka strukturë ndërtimi të dobët, përkulet lehtësisht

Shkencë & Teknologji

iPad Pro ka strukturë ndërtimi të dobët, përkulet lehtësisht

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:56
iPad Pro

Një video e re e publikuar nga kanali në Youtube JerryRigEverything tregon një iPad Pro i cili shkatërrohet plotësisht me shumë pak përdorim të forcës.

Tableti doli jashtë përdorimi kur Youtuberi Zack Nelson kreu një test përkuljeje duke thyer në mes tabletin.

Kjo video në Youtube nuk është e para e cila tregon mungesën e integritetit strukturor.

Ka pasur prej atyre që thonë se tabletët e tyre kanë ardhur me një përkulje të vogël  nga kutia diçka e papranueshme për një pajisje premium të rangut të lartë si iPad Pro.

Megjithatë edhe modelet e vjetra të iPad kanë pasur këtë problem. Për nga dizajni ata janë të hollë me sipërfaqe të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat