Zbulohet një specie e re thithëlope në miniaturë

Shkencë & Teknologji

Zbulohet një specie e re thithëlope në miniaturë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 23:13
Venezuelë

Shkencëtarët zbuluan në Venezuelë një specie të re autoktone të një thithëlope në miniaturë, duke konfirmuar se vendi shquhet për nga shumëllojshmëria e pasur e amfibëve në botë.

Kjo specie e veçantë me një gjatësi rreth 2,5 centimetra jeton në pyjet e malit Aroa (shteti i Yaracuy) në veri të vendit.

Ajo u pagëzua ”Mannophryne molinai’’, në formë nderimi ndaj figurës së César Molina (1960-2015), një herpetolog nga Venezuela.

Kjo specie thithëlope dallohet nga një shirit i zi poshtë gushës dhe femrat janë pak më të mëdha se meshkujt, sqaron për median, Miguel Matta i Universitetit Qendror të Venezuelës, i cili bashkëdrejtoi programin e kërkimeve me shkencëtarë venezuelianë të Universitetit të Andeve dhe të Muzeut të Historisë natyrore ”Salla’’. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat