Cunami në Indonezi, nga vullkani fëmijë i Krakatoas që shpërtheu në 1883 - Bota Sot
Cunami në Indonezi, nga vullkani fëmijë i Krakatoas që shpërtheu në 1883

Shkencë & Teknologji

Cunami në Indonezi, nga vullkani fëmijë i Krakatoas që shpërtheu në 1883

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 17:02
Cunami

Cunami i fundit që preku Indonezinë ishte “fëmija” i Krakatoas së famshme që në vitin 1883 shpërtheu në mënyrë katastrofale, vullkani i lidhur me cunamin që vrau rreth 200 persona dhe plagosi më shumë se 800.

“Vullkani i ri në fakt quhet Anak (“fëmijë” në indonezisht) Krakatoa dhe është një vullkan i ri”, tha vullkanologu Pier Giorgio Scarlato, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

“Vullkane të këtij lloji kanë struktura të reja dhe jo shumë të qëndrueshme për këtë arsye ndodhi rrëshqitja e tokës”, shtoi ai

Në fakt për këtë arsye nuk ishte e mundur që të aktivizohej sistemi i alarmit të shpejtë për cunamin që goditi Indonezinë sepse ai nuk u shkaktua nga një tërmet, por nga një rrëshqitjeje toke që me shumë mundësi lidhet me një shpërthim vullkanik.

“Sistemi i alarmit funksionon nga cunamit që krijohen nga tërrmetet”, shpjegon Scarlato. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera