Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra

Shkencë & Teknologji

Shkrirja e akujve mund të rrisë nivelin e detit për 7 metra

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra për shkak të shkrirjes së vazhdueshme të shtresave të mëdha të akullit në Grenlandë, ka treguar një studim.

Hulumtuesit nga Instituti Oqeanografik "Woods Hole" zbuluan se akullnajat në Grenlandë shkrihen 33 për qind më shumë sesa mesatarja e shekullit të 20-të.

Hulumtuesja Sarah Das tha se shtresat e akullit në Grenlandë vazhdojnë të shkrihen në një mënyrë "të paprecedentë".

Sipas studimit, nëse shtresat e mëdha të akullit në këtë vend vazhdojnë të shkrihen me intensitet të tillë, niveli i ujit të detit mund të rritet deri në shtatë metra.

Tetë nga dhjetë qytete të mëdha në botë që gjenden pranë brigjeve detare mund të preken nga niveli në rritje i detit, thuhet më tej.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën "Nature".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat