Planeti i akullt që është në flakë

Shkencë & Teknologji

Planeti i akullt që është në flakë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Planeti Gliese 436b, një planet paradoksal

Universi është i pafundmë dhe aty mund të gjesh gjëra të jashtëzakonshme, të frikshme por edhe të çuditshme.

I tillë është rasti i planetit Gliese 436b, një planet paradoksal, shkruan A2 CNN. Ai është i përbërë kryesisht nga akull, por çuditërisht akulli duket se është në flakë.

Sipërfaqja e planetit Gliese 436b ka një temperaturë prej 439 gradësh celsius, por sipërfaqja qëndron e ngrirë për shkak të forcës tepër të madhe gravitacionale që ushtron bërthama e tij.

Kjo forcë e mban akullin shumë më të dendur se sa akulli që kemi në tokë dhe çdo pjesë që kthehet në avull nga nxehtësia, shndërrohet përsëri në akull.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat