Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Shkencë & Teknologji

Google i jep lamtumirën telefonëve me Android Ice Cream Sandwich

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 08:33
Google

Nëse ende keni një telefon me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, mbase ka ardhur momenti për një ndryshim.

Google paralajmëroi zhvilluesit se së shpejti mbështetja për Ice Cream Sandwich do të përfundojë duke ja shkëputur aksesin tek përditësimet e reja të aplikacioneve në Play Store.

Kompania do të kërkojë së paku Android 4.1 Jelly Bean.

Kështu zhvilluesit do të jenë të detyruar të krijojnë dy versione aplikacionesh, një për versionet përpara Ice Cream Sandwich dhe një për versionet pas të Android.

Sa do ta bëjnë mbetet për tu parë ndërsa Google nuk duket aq e shqetësuar. Sipas kompanisë vetëm 1% e përdoruesve kanë telefonë me këtë version Android.

Megjithatë me 2 miliardë përdorues, flitet për miliona që do të humbasin akses në aplikacionet e fundit dhe shërbimet e Google

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat