Virgin Galactic arrin kufirin e hapësirës

Shkencë & Teknologji

Virgin Galactic arrin kufirin e hapësirës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 07:51
Virgin Galactic

Një anije kozmike turistike mbërriti në buzë të hapësirës së enjten, fluturimi i parë komercial amerikan drejt suksesit, që nga koha e përfundimit të programit hapësinor amerikan në vitin 2011.

Anija “Virgin Galactic”, e prodhuar nga miliarderi britanik Richard Branson, u ngjit më shumë se 80 kilometra mbi Tokë, lartësi që kompania e konsideron si kufirin e hapësirës.

Fluturimi provë njofton nisjen e një epokë të re të udhëtimit hapësinor civil, me “Virgin Galactic” që konkuron me sipërmarrje të tjera si ajo e themeluesit të kompanisë Amazon Jeff Bezos “Blue Origin” dhe SpaceX e Elon Musk-ut.

Fluturimi ndodh katër vjet pas rrëzimit të anijes hapësinore komerciale origjinale “Virgin Galactic” aksident që shkaktoi vdekjen e bashkëpilotit dhe plagosjen rëndë të pilotit të anijes.

“Kemi patur sfidat tona dhe më në fund kemi arritur në pikën ku jemi të paktën brenda lartësisë hapësinore. Kjo është një gjë e madhe për ekipin tonë", tha drejtori Ekzekutiv i “Virgin Galactic” George Whiteside.

“Virgin Galactic” është një kompani hapësinorë e grupit “Virgin”, me qendër në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat