Fundi i kumarit në Shkodër. Qytetarët: Shpresojmë që të funksionojë

Shkodra

Fundi i kumarit në Shkodër. Qytetarët: Shpresojmë që të funksionojë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Pamje nga video

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër ka nisur mbyllja e kazinove, pikave të basteve dhe garave sportive.

Qytetarët shprehen pozitivisht ndaj këtij vendimi të qeverisë, por ka edhe skeptikë, të cilët e shohin të vështirë realizimin e kësaj nisme.

“Si zor do të jetë të zbatohet, por nëse zbatohet, bëjnë mirë”, thonë qytetarët.

Fillimi i vitit do të tregojë rezultatet dhe pasojat e mbylljes së pikave të lotove dhe lojrave të fatit edhe në qytetin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat