Shkodër e Malësi e Madhe, 2 aksidente si pasojë e ngricave

Shkodra

Shkodër e Malësi e Madhe, 2 aksidente si pasojë e ngricave

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin Aliaj-Kastrat të Malësisë së Madhe. Një trajler me targa të Potgoricës ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në aksin Shkodër-Shirokë ku një autobus i linjës Shkodër-Shirokë-Zogaj është rrezuar në anë të rrugës ky aks vijon të jetë i bllokuar.

Autobusi është rrezuar në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Edhe pse është në këtë gjendje prej 24 orësh, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për hapjen e rrugës dhe lëvizja e mjeteve në këtë aks mbetet e paralizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat