Shkodër, sekuestrohen pronat e biznesmenit, Bardhok Pllanaj

Shkodra

Shkodër, sekuestrohen pronat e biznesmenit, Bardhok Pllanaj

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Shkodër

Sekuestrohen disa prona në pronësi të Bardhok Planajt, i arrestuar më 3 dhjetor 2018 për “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.

Arrestimi- Policia bëri me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve të kryera, shton më tej policia, "ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, “Ndërtim pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat