Policia prangos autorët e grabitjes në Shkodër

Shkodra

Policia prangos autorët e grabitjes në Shkodër

Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:55
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar për një grabitje dy ditë më parë në lagjen “Vasil Shanto”. Të arrestuarit janë; B.F. 30 vjeç,  F. S. 29 vjeç  dhe M.Q. 58 vjeç, të tre banues në Shkodër. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy ditë më parë ata dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e një  60-vjeçari duke i marrë sasi të konsiderueshme  lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Policia vijon hetimet për këtë grup pasi  dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera banesash në qytetin e Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat