Një zjarr ka rënë në Shkodër, pranë vendit të quajtur Qendra Tregtare.
Sipas informacioneve paraprake zjarri dyshohet se ka rënë nga një shkëndije elektrike, ku një kabllo ka shpërthyer.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.