Dhuna ndaj bluzave të bardha, mjekët në QSUT dhe Shkodër dalin në protestë

Shkodra

Dhuna ndaj bluzave të bardha, mjekët në QSUT dhe Shkodër dalin në protestë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:23
Foto

Mjekët e spitalit të Shkodrës, por edhe ata të QSUT-së kanë dalë edhe sot në protestë, kundër dhunës të ushtruar ndaj kolegëve të tyre.

Në Shkodër puna në spital është ndërprerë përkohësisht, në shenjë solidarizimi, pas rasteve të fundit të dhunës ndaj bluzave të bardha

Ndërsa në Tiranë, protestës së tyre pritet ti bashkohet edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Edhe ditën e djeshme ata protestuan, duke deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj kërkuan siguri fizike në punën e tyre. 

Rasti i fundit në QSUT ishte ushtrimi i dhunës ndaj mjekes specializante që ndodhi javën e kaluar.

Një tjetër problematikë që ngrejnë mjekët specializantë është edhe mungesa e pagësës për periudhën katër vjeçarë të specializimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat