Operacioni kundër fajdeve, policia: Sekuestrohen 500 mijë euro, në pranga ish-kancelari i Gjykatës

Shkodra

Operacioni kundër fajdeve, policia: Sekuestrohen 500 mijë euro, në pranga ish-kancelari i Gjykatës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:34
Policia

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, së shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3% – 20% në javë nga ana e personave të implikuar.

Gjatë hetimit te kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive te luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

Si rrjedhojë e veprimeve të përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim të gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, që janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyrën ish-kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, V. H., dhe SPZ pranë Komisariatit të Policisë Shkodër E. L.

Është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, kontroll i kryer me vendim të gjykatës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat