Rama përgëzon policinë për super-operacionin kundër fajdeve: Sot Shkodra është më e qetë

Shkodra

Rama përgëzon policinë për super-operacionin kundër fajdeve: Sot Shkodra është më e qetë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar policinë për operacionin e kryer në Shkodër në zbulimin e një skeme fajdesh që çoi në pranga 11 persona, mes të cilëve policë, ish-kancelarë gjykate.

"Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikas. RESPEKT", shkruan Rama në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat