Gabimi i autorëve në atentatin e dyfishtë në Shkodër që mund të çojë drejt zbulimit të tyre

Shkodra

Gabimi i autorëve në atentatin e dyfishtë në Shkodër që mund të çojë drejt zbulimit të tyre

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autorët ende të paidentifikuar të atentatit të dyfishtë në Shkodër, të cilët dyshohet të kenë qenë dy persona, pasi vranë vëllezërit Bilali, dogjën makinën e krimit. Automjeti u gjet duke u djegur pak metra larg zonës ku u vranë Brahim dhe Astrit Bilali, në një rrugicë të lagjes "Guerile".

Forcat zjarrfikëse të njoftuara për ngjarjen, bënë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar djegien e plotë të makinës. Kjo është një shenjë e mirë për policinë kriminale, e cila mund të gjejë gjurmë të autorëve nga fakti që makina nuk është shkrumbuar.

Djegia e makinave pas krimit është një metodë që përdorin autorët në atentate kriminale për të fshehur gjurmët. Por në këtë rast, makina nuk është djegur plotësisht në brendësi të saj, dhe pritet të shihet nëse do mund të gjendet ndonjë gjurmë sado e vogël që mund të conte në identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat