Sander Lleshaj: Shkodra po sfidohet nga krimi i organizuar që ka lëshuar rrënjë

Shkodra

Sander Lleshaj: Shkodra po sfidohet nga krimi i organizuar që ka lëshuar rrënjë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:44
Sander Lleshaj

"Niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës, dhe në qytet është sfiduar nga krimi i organizuar që është pjekur dhe ka arritur të lëshojë rrënjë edhe në qytet".

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sot (1 prill) gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sander Lleshaj: "Jemi të informuar që niveli i sigurisë në qarkun e Shkodrës është sfiduar. Kemi patur goditje të forta dhe të rënda në drejtim të sigurisë publike që janë produkt i një krimi të organizuar dhe pjekur ndër vite dhe që ka arritur të lëshojë rrënjë në qytetin e Shkodrës, paradoksalisht këtu që njihet për qytetarinë."

Lleshaj kërkoi nga prefekti i ri por dhe drejtori i ri i policisë së këtij qarku angazhim maksimal dhe ofroi mbështetjen dhe përforcime të reja.

Sander Lleshaj: "Ky qytet që i ka dhënë Shqipërisë një pjesë të madhe të vlerave është goditur nga krimi, me gjithë goditjet e mëdha që i janë dhënë krimit. Mbetet një sfidë e madhe dhe besoj se drejtori i ri i Policisë së Shkodrës bashkë me stafin e ri aktual dhe me përforcimet e reja që do marrë pa hezimit nga ministria e Brendshme do arrijë të thellojë punën e bërë deri tani për të garantuar që siguria në Shkodër të  jetë në nivelin që meriton"

Për këtë ministri i Brendshëm ftoi shkodranët të jenë në anën e policisë

Sander Lleshaj: "Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë"

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj udhëtoi sërish drejt Shkodrës sot për të prezatuar prefektin e ri të qarkut. Ai është Valdrin Pjetri. 

Sander Lleshaj:  "Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë e tyre përballë krimit dhe të gjithë atyre që cënojnë sigurinë dhe jetën normale të këtij qarku. Besoj se prefekti i ri duke koordinuar të gjithë degët vendore dhe pasur bashkëpunimin e drejtuesve do të jetë vlerë e shtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve por dhe të shërbimeve për të arritur atë që të gjithë duan një Shkodër të qetë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat