Basha nga Shkodra: Shqipërisë po ja merr ajrin një monstër politike dhe kriminale

Shkodra

Basha nga Shkodra: Shqipërisë po ja merr ajrin një monstër politike dhe kriminale

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:09
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se Shqipëria e sotme është e ngjashme me atë të vitit 1945, kur në vend u instalua regjimi komunist.

Nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit, Basha tha se sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi.

Lulzim Basha: 2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do reshtim së nderuari këtë datë.Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë, rrënjët e së keqes ushqehen me vesin, me krimin e pandëshkuar. Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një monstër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi.Kjo monstër është qeverisja me krimin e cila mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991. 2 prilli si bashkëjetëse e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet e përgjak qytetet tona, ka sot Kuvendin e turpit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit.Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me 1945.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat