Shkodër, studentët “pushtojnë” Juridikun e papërfunduar

Shkodra

Shkodër, studentët “pushtojnë” Juridikun e papërfunduar

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim

Pasi pritën rektorin e universitetit që të hapë derën e mjediseve të reja të Fakultetit Juridik në Shkodër, studentët hynë me forcë.

Mësimi në godinën e re duhej të kishte nisur që më 1 prill, por pas dy ditë dhe dy orë pritjeje, studentët vendosën të hynin vetë duke shqyer dyert.

Ata u përfshinë më pas në debate me rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi, që tha se dhunuesit do të mbajnë përgjjegjësi.

Studentët i kujtuan rektorit premtimin e bërë në mbledhjen e Senatit, që godina do të hapej në ditën e parë të semestrit të dytë, afat i cili është shkelur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat