Kërkesa për ekstradim, blindohet gjykata për anëtarin e grupit ”Bajri”, seanca zgjat 10 minuta

Shkodra

Kërkesa për ekstradim, blindohet gjykata për anëtarin e grupit ”Bajri”, seanca zgjat 10 minuta

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:09
Gjykata, Shkodër

Këtë të mërkurë gjykata e Shkodrës është “rrethuar” e tëra në forca policie, njëri prej pjesëtarëve të familjes Bajri (Rustemi) ka zhvilluar gjyqin e rradhës, në bazë të një kërkese ekstradimi dërguar nga pala italiane.

Fjala është për Ilir Bajrin, i cili kërkohet në shtetin italian pasi gjykata e Bolonjës e ka dënuar në vitin 2009 për trafik narkotikës dhe prosticion duke e dënuar me 5 vite e gjysëm burgim.

Në gjykatën e shkallës së parë Ilir Bajri është paraqitur në seancë, por pa praninë e avokatit të tij mbrojtës. Kjo ka sjellë dhe shtyrjen e seancës gjyqësore, teksa procesi nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

Më tutje Bajri është larguar ashtu siç edhe erdhi në gjykatë, nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat