Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 25-vjeçari

Shkodra

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 25-vjeçari

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:00
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënën në pranga një 25-vjeçar pasi ky i fundit qarkullonte me armë zjarri.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

Njoftimi

Fale bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas.

Sekuestrohet arma e zjarrit

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I.  25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat