Bashkë kundër krimit, "Sheh diçka, thuaj diçka" nis nga Shkodra

Shkodra

Bashkë kundër krimit, "Sheh diçka, thuaj diçka" nis nga Shkodra

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:52
Foto

Në luftën përballë krimit, policia e shtetit kërkon të ketë partner qytetarët. Prandaj nisma më e re e huazuar nga modeli amerikan, por edhe i disa vendeve europiane, është “Sheh diçka, thuaj diçka”.

Një fushatë që nisi nga Shkodra, një prej qyteteve të goditura rëndë vitet e fundit nga kriminaliteti.

Përpara gjimnazistëve, qytetarëve, përfaqësuesve vendorë dhe klerikëve, kreu i policisë Ardi Veliu vuri theksin më të madh tek rritja e besueshmerisë për të denoncuar, pasi indiferentizmi nuk i shërben askujt, aq më shumë kur vetë policia është në një luftë të pandërprerë me krimin.

I pyetur nga mediat se si do të arrihet të fitohet ky besim, Veliu u shpreh se fakti që të gjithë janë bashkë, tregon vullnetin për rend dhe siguri që ka organizata e policisë së shtetit.

Si shembull ai mori Shkodrën, ku muajt e fundit janë parë rezultatet e arritura shtoi Veliu.

Krah Veliut ishin edhe dy zv/ministrat e Brendshëm, ku të gjithë së bashku marshuan në pedonalen e qytetit, duke demostruar bashkimin e të gjithë faktoreve në luftën kundër se keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat