Lejuan ndërtime në zonat e mbrojtura të Velipojës, në pranga 2 policë dhe 1 inspektor

Shkodra

Lejuan ndërtime në zonat e mbrojtura të Velipojës, në pranga 2 policë dhe 1 inspektor

Më: 21 maj 2019 Në ora: 09:30
Foto

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre dy policë dhe 1 inspektor  pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Arrestimet janë bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Policia thotë se zyrtarët dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura të Velipojës kundrejt shpërblimit financiar.

Të arrestuarit janë:

- P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

- N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

- B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit", sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat