Falsifikuan certifikatat për SHPSF-të, procedohet polici në Shkodër

Shkodra

Falsifikuan certifikatat për SHPSF-të, procedohet polici në Shkodër

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:06
Falsifikuan certifikatat

Zbulohet skema e mashtrimit me certifikatat për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) në Shkodër.

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas hetimeve disa mujore zbuluan dhe goditën një skemë mashtrimi ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve.

Në njoftimin për mediat, policia thotë se "hetimi zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër".

Në vijim të procedimit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,për arsye shëndetësore, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar V.N., me detyrë Specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër.

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj shtetasve që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni në subjektet e SHPSF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat