Arrestohet sërish biznesmeni i pijeve freskuese në Shkodër

Shkodra

Arrestohet sërish biznesmeni i pijeve freskuese në Shkodër

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:54
Ilustrim

Policia ka vënë sërish në pranga biznesmenin shkodran Xhavit Kasemi.

55-vjeçari u vu në pranga pasi rifilloi prodhimin e pijeve  freskuese në punishten që ishte në sekuestro preventive  prej dy vitesh.

Kasemi ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”  Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale,”-raporton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij, e cila është e bllokuar që nga  viti 2017  ku është bërë sekuestro preventive, u gjetën të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”,  “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat