Kryebashkiakja Ademi: Më 30 qershor nuk do të lejoj hapjen e qendrave të votimit - Bota Sot
Kryebashkiakja Ademi: Më 30 qershor nuk do të lejoj hapjen e qendrave të votimit

Shkodra

Kryebashkiakja Ademi: Më 30 qershor nuk do të lejoj hapjen e qendrave të votimit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 23:15
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se më 30 qershor nuk do të lejojë që të hapen qendrat e votimit.

Në një lidhje telefonike për emisionin 360 gradë, kryebashkiakja është shprehur e bindur se të dielën e javës së ardshhme në Shkodër nuk do të lejohen zgjedhjet.

Ademi: Unë kam vepruar dhe veproj në mënyrë institucionale. Nëse kryeministri do të marrë majë, instrument të fortë për të hapur derën e teatrit, apo të ujësjellësve, apo të qendrave të votimit për të shpërthyer dyert mendoj se kjo nuk është e mundur. Unë nuk do ti hap qendrat e votimit, do të respektoj ligjin. Nëse ai ka mundësi ta bëjë me dhunë është i mirseardhur që ta cojë marrëzinë e tij deri në fund. Ne nuk do të vendosim njerëzit para njerëzve kurrsesi. Kjo nuk është ajo që ne kemi në qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...