Sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër - Bota Sot
Sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër

Shkodra

Sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:55
Sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër

Vetëm tri ditë para se të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, një shkollë është sulmuar me molotov.

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Sandër Lleshaj ka akuzuar Partinë Demokratike se ka kryer aktin.

Sipas tij kjo po bëhet nga ana e Partisë Demokratike vetëm me qëllim që të pengohen zgjedhjet.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!, ka shkruar Lleshaj në rrjetin social Facebook.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin përcaktuar të mbahen më 30 qershor. Partia Demokratike është kundër që zgjedhjet të mbahen në këtë datë. Kurse Partia Socialiste në krye me kryeministrin Edi Rama kanë vazhduar tubimet parazgjedhore.

Këtë datë nuk e ka dekretuar as presidenti Ilir Meta. Gjatë ditës së sotme Ilir Meta ka shpallur dekretin që zgjedhjet të mbahen më 13 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...