Tentuan ta helmonin? Ademi: S’piva ujë në zyrën e Prefektit, ja si më kërcënoi

Shkodra

Tentuan ta helmonin? Ademi: S’piva ujë në zyrën e Prefektit, ja si më kërcënoi

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:30
Voltana Ademi tha se kishte frikë të pinte ujë në zyrën e Prefektit

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi zbuloi në “Open” se sot ka pasur një takim me prefektin e Shkodrës, i cili e ka “kërcënuar” se nëse nuk do të hapte KZAZ-në nr.2, do të kishin përplasje.

Ajo madje tha se kishte frikë të pinte ujë në zyrën e Prefektit.

“Unë sot kam pasur frikë të pi ujë në zyrën e Prefektit. Se kemi të bëjmë me huliganë. Më ka thirrur sot në zyrë se dhe më ka thënë hapeni atë se sot keni sherre. Nuk e kuptoj bëni një urdhër dhe shkoni e hapeni në mënyrën e duhur”, zbuloi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat