Hapja me dhunë e shkollave, Bashkia Shkodër: Veprime diktatorialo-politike

Shkodra

Hapja me dhunë e shkollave, Bashkia Shkodër: Veprime diktatorialo-politike

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 19:11
Hapja me dhunë e shkollave,

Bashkia e Shkodrës shprehet e indinjuar në lidhje me moszbatimin e urdhërit të saj për ambientet në pronësi të bashkisë, të parashikuara për Qendra Votimi apo KZAZ.

Në një deklaratë, bashkia thotë se këto veprime janë të pastra diktatorialo-politike. Po ashtu bashkia thotë se po monitoron situatën dhe po  informon institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Deklarata e bashkisë Shkodër

E indinjuar për mosrespektimin e urdhërit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.

Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e luftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat