Tentoi të kalonte 97 kg marihuanë për në Mal të Zi, arrestohet 21 vjeçari në Shkodër

Shkodra

Tentoi të kalonte 97 kg marihuanë për në Mal të Zi, arrestohet 21 vjeçari në Shkodër

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:58
Policia shqiptare

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.98 datë 08.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat