30 qershori, Ademi depoziton në Prokurori kallëzimin penal për krimet elektorale

Shkodra

30 qershori, Ademi depoziton në Prokurori kallëzimin penal për krimet elektorale

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:45
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka depozituar ditën e sotme në Prokurori kallëzimin penal për krimet elektorale të kryera të votimet e 30 qershorit.

Ademi bën me dije se ka paraqitur të gjitha provat që sipas saj vërtetojnë shkeljet e ligjit në një proces që nuk kishte asgjë të përbashkët me zgjedhjet.

Kryebashkiakja e Shkodrës i bëri thirrje prokurorisë të bëjë detyrën dhe të hetojë pa iu nënshtruar asnjë presioni politik dhe të zbatojë vetëm ligjin.

Ademi: Kam ardhur sot para Prokurorisë për të bërë kallëzimin penal për krimet elektorale të 30 qershorit.  
I bëj thirrje Prokurorisë së bëjë punën, të zbatojë ligjin, të hetojë. Shkodranët dhe shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën.  
Me dorëzimin e kësaj dosje dua të shpresoj dhe besoj se organet hetimore do të vijojnë punën bazuar në fakte që janë parashtruar në kallëzimin penal që janë parashtruar sot nga ana ime.  
Në dosje paraqiten të dhëna dhe fakte që lidhen me krimet elektorale, me vepra penale që kanë kryer persona të angazhuar me 30 qershor, të cilët për veprat që kanë kryer janë krime elektorale”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat