Shkodra me sytë nga KQZ/ Nuk ka kryetar, ngërçi për drejtimin me zv/kryetar - Bota Sot
Shkodra me sytë nga KQZ/ Nuk ka kryetar, ngërçi për drejtimin me zv/kryetar

Shkodra

Shkodra me sytë nga KQZ/ Nuk ka kryetar, ngërçi për drejtimin me zv/kryetar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 13:34
Foto

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani foli sot për situatën në Shkodër pas tensioneve të djeshme, i cili tha se kjo e martë ka shënuar normalizimin e jetës në këtë qytet.

Voltana Ademi ndodhet ende në krye të Bashkisë Shkodër së bashku me administratën e udhëhequr prej saj. Zhivani është përpjekur që të kontaktojë me kryetaren e re e Këshillit Bashkiak se si do të veprohet më pas, por nuk ka mundur që të marrë një përgjigje.

Ndërkohë, prefekti i Shkodrës tha se Këshlli i ri Bashkiak ende nuk përfunduar plotësimin e dokumentacionit që pritet t’i dorëzohet KQZ-së. Ende nuk ka informacion se si do të qeveriset Shkodra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...