Turisti del nga rruga dhe përfundon në lumin Kir

Shkodra

Turisti del nga rruga dhe përfundon në lumin Kir

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:48
Foto

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, në fshatin Prekal teksa shkon për Dukagjin, ku një turist ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Kir.

Turisti zviceran ka qenë duke udhëtuar me motor.

Ai është dërguar me njëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Akoma nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat