Ngriti flamurin shqiptar në Mal të Zi, shkodrani kaloi Vitin e Ri në burg

Shkodra

Ngriti flamurin shqiptar në Mal të Zi, shkodrani kaloi Vitin e Ri në burg

Më: 7 janar 2020 Në ora: 14:08
Irfan Domnori

Simbolet shqiptare tashmë lejohen me ligj në mal të Zi, por shpalosja e tyre i ka kushtuar dy here arrestim aktivistit Irfan Domnori. Ai e kaloi natën e vitit të ri në një burg, pasi u shpall fajtore se valëviti flamurin shqiptar gjatë vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit në Tuz në muajin Tetor. 

Natën e ndërrimit të viteve e kaloi në burg në shtetin e Malit të Zi. Shkodranit Irfan Domnori ju vunë për herë të dytë prangat, me të njëjtën akuzë, për valëvitje të flamurit kuq e zi në këtë shtet.

Këtë herë autoritetet malazeze u kujtuan se përveç festes së Krajës në nëntor, më herët në 15 tetor Domnori kishte kryer të njëjtin veprim në festën e Trieshit, në malësinë e Tuzit, kur u vendos busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Irfan Domnori: Gjykatësja jep vendimin 10 ditë burg sepse është rast i përsëritur. Nuk di si mund ti vihet rast i përsëritur.

Një pyetje të drejtpërdrejtë e ka për kryeministrin Rama, se me cilin flamur do të shkojë në mini-shengenin Ballkanik, pasi ai kuq e zi ju arrestua dhe u përdhos në Mal të Zi, dy herë në pak javë.

Irfan Domnori: Me çfarë flamuri do të shkojë në mini shengenin ballkanik? Me këtë flamur që po të dënohet?

3 muaj të tjerë e ka të ndaluar të hyjë në Malin e Zi, shkodrani Irfan Domnori. Ai tregon se në burgun ku qëndroi kishte edhe të tjerë shqiptarë që mbaheshin me akuza qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat