Kanosi gruan me thikë dhe e dhunoi, pranga burrit në Shkodër

Shkodra

Kanosi gruan me thikë dhe e dhunoi, pranga burrit në Shkodër

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një burrë 41 vjeç nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë, të cilët parandaluan një ngjarje të rëndë brenda familjes.

Ai akuzohet për kanosje me mjet presës (thikë) dhe dhunë ndaj gruas.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit të identifikuar Kol Zymeri, u bë pasi kanosi me thikë bashkëshorten F.Z., 38 vjeçe, banuese në lagjen "Tre Heronjtë".

Në cilësinë e provës materiale u seksuestrua mjeti prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat