Plagosja në Shkodër, Ension Buraku: Shkova për tu sqaruar, por nxorrin pistoletën dhe qëlloi

Shkodra

Plagosja në Shkodër, Ension Buraku: Shkova për tu sqaruar, por nxorrin pistoletën dhe qëlloi

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 16:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Arrest me burg dha gjykata e Shkodres për 4 të arrestuarit e përplasjes me armë në pedonalen e qytetit ku mbeti e plagosur nje kalimtare. 

Përpara trupës gjykuese i vetmi që ka folur ka qënë shtetasi Ension Buraku, një prej të përfshirëve drejtëpërdrejtë në konflikt.

I riu nga Durresi ka deklaruar se kishte ardhur drejt Shkodres për tu sqaruar me shtetasin Mirsad Meta dhe ka qenë i ulur në një stol afër makinës së tij ne pjacen e qytetit.

Kur ky i fundit i është afruar, sipas Ension Burakut, Meta ka nxjerre pistoletën e ka qëlluar në drejtim të tij dhe 2 personave të tjerë.

Atëherë ai i është kundërpërgjigjur po me zjarr.

Po ashtu, ai ka shtuar se pistoletën e ka mbajtur për siguri duke qenë se kanë patur një konflikt para pak vitesh ne Gjermani, por mohon se konfliktet kanë qenë për pazare drogë siç dyshohet.

Për dy shtetasit e tjerë që ishin me të, Riad Xheladini dhe Arxhend Rexha, shtetasi Ension Buraku ka sqaruar se nuk kanë qenë në dijeni për konfliktin dhe se mund të ndodhte një gjë e tillë mes tyre.

Buraku pranoi në gjykatë se ka dyshime që tritolin motrës, efektive policie ne Durres, ia ka vendosur i riu nga Shkodra.

Ndërkohë, Julian Ballta, avokati mbrojtës i Ension Buraku, tha per mediat se u kërkua arrest shtëpie, por u vendos arrest me burg për te katërt.

Julian Ballta: Ension Buraku është nisur për një sqarim dhe kjo vërtetohet nga kamerat e sigurisë, por edhe për faktin se ka tentuar që ta takoje në pedonalen e Shkodrës. Kane patur marrëdhënie të mira familjare dhe nuk ka patur asnjë qellim qe t’i bënte atentat, por vetëm të sqarohej. Për arsye të konflikteve dhe një lloj pasigurie ka patur arme me vete.

Te tjerët kanë deklaruar qe nuk kane patur dijeni dhe se ka qenë Mirsad Meta ai që ka qëlluar i pari dhe nuk ka pritur fare që të sqarohet. Kjo nuk lidhet me pazare droge. Ension Buraku ka dyshime te forta se tritoli motrës së tij ia ka vendosur Mirsad Meta, por kjo nuk është e vërtetuar. Konfliktet e tyre kane ardhur gradualisht që nga koha kur kanë qenë në Gjermani dhe nga hatërmbetje të vogla janë shtuar në 3-4 vite pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat