Të gjithë në shtëpi, shkodranët piknik në Shirokë e Zogaj në kohën e koronavirusit

Shkodra

Të gjithë në shtëpi, shkodranët piknik në Shirokë e Zogaj në kohën e koronavirusit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 13:24
Shkodër

Ndërkohë që të gjithë autoritetet bëjnë apel për të qëndruar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkodranët po veprojnë ndryshe. Janë dyndur në dy pikat turistike në Shirokë e Zogaj.

Ka dhe ata që kanë zgjedhur të pikturojnë peisazhin fantastik që të ofron Shiroka këto ditë.

Dita i ngjan një fundjave të natyrshme relaksi, ku qytetarët grumbullohen bashkë për të kaluar orët pranë njëri tjetrit. Edhe brenda qytetit panorama është e njëjtë.

Fakti që lokalet janë të mbyllura për shkak të vendimit të qeverisë, shkodranët I sheh të grumbullura nëpër parqe dhe lulishte. Një panorama që i ngjan një dite të zakonshme, qytetarë të ulur grumbull pranë njëri tjetrit, informon gazetari I Ora News, Bepin Kolvataj.

Deri tani në Shqipëri numërohen 38 raste por ende nuk është raportuar një rast i dyshuar nga qyteti i Shkodrës.

Ndërkohë qeveria ka urdhëruar mbylljen e lokaleve në qytetet kryesore të vendit si dhe kufizimin e lëvizjeve. Dhe një ndër qytetet që duhet të zbatojë këto masa drastike është edhe ai i Shkodrës.

Kanë lënë makinat kanë marrë biçikletat- Në Bulevardin “Zogu i Parë”-“Parrucë”-“Xhabije” përveç makinave dhe mbylljes së shumë bizneseve, jeta në qytetin e Shkodrës duket në normalitet. Ndonëse duhet të qëndronin brenda, qytetarët shkodranë kanë marrë biçikletën, dhe pedalojnë në rrugët e qytetit. Ata janë të shumtë herë në grupe duke pedaluar në rrugët  tashmë të boshatisura nga makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat