Shkodër, shënohet viktima e parë e COVID-19, humb jetën 80 vjeçarja

Shkodra

Shkodër, shënohet viktima e parë e COVID-19, humb jetën 80 vjeçarja

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:02
Ilustrim

Në Shkodër shënohet viktima e parë e COVID-19. Gazetari i Ora Neës, Bepin Kolvata informon se një 80 vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

Kjo është viktima e dytë brenda një ore ndërkohë ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 84 vjeçare kishte ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë

Sot numri i të infektuarve në  bashkinë Shkodër shkoi në 33.

Me dy vdekjet e mbremjes se sotme ne Shqiperi raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat