Çfarë po ndodh në Shkodër/ Merren dhjetëra tampone në persona të dyshuar

Shkodra

Çfarë po ndodh në Shkodër/ Merren dhjetëra tampone në persona të dyshuar

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Situata nga koronavirusi në Shkodër, duket se është problematike.

Ditët e fundit, qyteti më i madh i veriut është kthyer në një vatër të rrezikshme të sëmundjes infektive.

Nga të dhënat e fundit, mësohet se gjatë ditës së sotme janë marrë dhjetëra tamponë në Shkodër.

Hetimi epidemiologjik në gjurmimin e kontakteve në Shkodër sot është zgjeruar edhe në familjen e të ndjerës R. H., gruas që humbi jetën dhe gjatë varrimit të së cilës, dyshohet se ka pasur një shpërthim të rasteve me koronavirus.

Gjatë hetimit epidemiologjik në këtë familje janë marrë tamponë për kontaktet më të ngushta familjare që kanë qëndruar më afër saj, gjithsej 14 kontakte.

Ndër ta është edhe një infermier, i cili ka kuruar të ndjerën gjatë muajit të fundit.

U gjurmuan edhe kontaktet e personelit shëndetesore në Shkodër, të cilët gjatë kontakteve kanë qenë të pajisuar me masa mbrojtese sipas protokollove përkatëse, prandaj nuk u marrë tampone.

Hetimi epidemiologjik ka vazhduar në familjen e lagjes Kiras, nga të cilet janë marrë 4 tamponë, njeri prej tyre është kontakt i ngushtë, i kontaktit M. L, transeferuar dje në QSUT. Pacienti në fjale u hospitalizua sot ne Shkoder, për vleresim dhe observim, ju bë CT: Nuk vihen re imazhe per COVID-19. 

Nga hetimi Epidemiologjik i famljes në Dobraç janë marrë 7 tamponë, kontakte të ngushta familjare. 

Gjithashtu sot është vleresuar edhe një rast i veçuar, me banim ne Kiras, me CT: Pneumonia bazale sin dhe po mbahet në observacion.

U mor tampon dhe u derguan ne ISHP. 

Gjithsej në Shkoër sot janë marrë 26 tamponë, nga keto 25 janë kontakte të ngushta familjare. Janë derguan në ISHP dhe priten pergjigjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat