Shkodra vatra e “nxehtë” e koronavirusit, 19 monstra dërgohen në Tiranë

Shkodra

Shkodra vatra e “nxehtë” e koronavirusit, 19 monstra dërgohen në Tiranë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 20:21
Shkodër

Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër kanë vijuar gjurmimin dhe kryerjen e testeve për persona të cilët dyshohen se mund të jenë prekur nga Covid-19.

Një ditë më parë, u bë publik fakti që një infermier i bluzave të bardha në Shkodër është prekur nga Covid-19 i cili i ka shërbyer të ndjerës 80-vjeçe e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Specialistët e DSHP kanë testuar 14 persona nga bluzat e bardha të dyshuar ndërkohë që janë kryer teste edhe tek familjarët e infermierit të prekur ndërkohë janë marrë mostrat edhe të dy personave nga Malësia e Madhe.

Nga qarku i Shkodrës sot janë marrë 19 mostra për tu analizuar në laboratorin e ISHP në Tiranë. 17 u morën në Shkodër dhe 2 në Malësinë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat