Në Shkodër preket nga Covid punonjësi i fasonerisë, në Krujë 3 familjarë shërohen, 1 sëmuret - Bota Sot
Në Shkodër preket nga Covid punonjësi i fasonerisë, në Krujë 3 familjarë shërohen, 1 sëmuret

Shkodra

Në Shkodër preket nga Covid punonjësi i fasonerisë, në Krujë 3 familjarë shërohen, 1 sëmuret

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:53
Shkodër

Këtë të shtunë 17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar numrin total të të prekurve në 433.

Shumica e të prekurve janë në Tiranë (10 raste), ndërsa në Shkodër ka tre raste, në Pukë një rast, në Krujë një rast dhe në Durrës e Lushnje, po ashtu nga një rast i ri.

Në Shkodër, situata duket ende shqetësuese, pasi rezulton se një ndër të infektuarit është një punonjës në fasoneri.

Ndërkohë në Krujë është regjistruar një rast i habitshëm, pasi në një familje, 3 persona janë shëruar ndërsa ditën e djeshme, është konfirmuar se një tjetër familjar, ka rezultuar i prekur. Personi në fjalë nuk e kishte kryer tamponin në kohën kur rezultuan pozitiv tre prej familjarëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           209 raste
– Durrës           39 raste
– Lushnje         6 raste
– Elbasan         15 raste
– Fier                32 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         52 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë              5 raste
– Mirditë           3 raste

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat