Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 raste të reja me koronavirus në Shkodër, zbulohet si u infektuan - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 raste të reja me koronavirus në Shkodër, zbulohet si u infektuan

Shkodra

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 raste të reja me koronavirus në Shkodër, zbulohet si u infektuan

Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:33
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 13 raste të reja të prekur me koronavirus.

 Nga personat që kanë rezultuar pozitivë së fundmi, pesë raste raportohet të jenë vetëm nga Shkodra.

Mësohet se 5 rastet e reja të diagnostikuara pozitive me COVID-19 janë të lidhura me rastet e një dite më parë në Shkodër.

Ditën e djeshme u diagnostikuan në qytetin e Shkodrës 3 raste me koronavirus, 2 në qytet dhe 1 tjetër në Shirokë.

Nga sa mësohet nga ABC News janë dy raste të reja ne Shirokë, familjarë të të infektuarës në këtë lagje, si dhe 1 rast nga familja e punonjëses së fasonerisë e cila banon në lagjen Perash si dhe 1 rast i afërm i të diagnostikuarës së djeshme në lagjen ‘3 Herojtë’.

Shërbimet mjekësore gjatë ditës së djeshme kanë marrë 27 tamponë në Shkodër dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i të infektuarve në Shkodër është rritur në 57.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat