Emergjenca Covid-19, nuk përfitojnë dot pagën e luftës/ Tregtarët në Shkodër takim me Drejtorinë e Tatimeve - Bota Sot
Emergjenca Covid-19, nuk përfitojnë dot pagën e luftës/ Tregtarët në Shkodër takim me Drejtorinë e Tatimeve

Shkodra

Emergjenca Covid-19, nuk përfitojnë dot pagën e luftës/ Tregtarët në Shkodër takim me Drejtorinë e Tatimeve

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:24
Shkodër

Rreth 90 tregtarëve të veshmbathjeve dhe artikujve industrial të tregut te “Zdrales” në Shkodër, zhvilluan sot një takim me drejtues të Drejtorisë se Tatimeve.

Prej më shumë se një muaji ata kanë mbyllur bizneset ndërsa sëfundmi janë njoftuar se nuk përfitojnë as pagën e luftës për shkak të një gabimi qe është bërë në QKR, ku ata figurojnë si tregtar të produkteve ushqimore.

Në këtë reagim te tyrin ata u mbështetën edhe nga drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.

“Për një shqetësim që ka ardhur nga anëtarët e sindikatës tonë, biznes i vogël, biznes social, të cilët ngrenë shqetësimin për të përfituar pagën e luftës, prej 26 mijë lekë të reja, ky biznes një pjesë i kanë marrë disa jo. Deri më sot është punuar në mënyrë abuzive dhe selektive. Sot u vendos, QKR disa prej bizneseve të vegjël kishin devijim destinacioni që do të thotë se këta tregtarë të cilëve nuk u është pranuar aplikimi do ta marrin në këtë formë: Me vendim të qeverisë asnjë biznes ushqimor nuk është mbyll në Shkodër, d.m.th ka një gabim. U vendos që këto persona që ju është refuzuar aplikimi të shkojnë te QKR dhe të bëjnë devijim të dokumentacionit. Kur shet për pantallona ta ketë për pantallona. Paga do të merret dhe në rast të kundërt lufta do të vijojë derisa në lajmërimin e kryeministrit. Tregu do të vazhdojë të qëndroj i mbyllur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat