Krisma armësh në Shkodër/ Çfarë ndodhi në mesditë - Bota Sot
Krisma armësh në Shkodër/ Çfarë ndodhi në mesditë

Shkodra

Krisma armësh në Shkodër/ Çfarë ndodhi në mesditë

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:27
Policia shqiptare

Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi qëlluan ame armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative ‘Gur i Zi’, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, u arrestuan nga policia dhe iu kap arma dy personave, L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Njoftimi:

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘Prishja e rendit dhe qetësisë publike’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat