Dy ditë pa raste të reja në Shkodër, 16 të prekur aktivë me Covid-19 - Bota Sot
Dy ditë pa raste të reja në Shkodër, 16 të prekur aktivë me Covid-19

Shkodra

Dy ditë pa raste të reja në Shkodër, 16 të prekur aktivë me Covid-19

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Shkodra mbetet zonë e kuqe e koronavirusit në Shqipëri me 16 raste aktive dhe 116 të prekur në total. Prej dy ditësh fatmirësisht  nuk ka raste  të reja, por autoritetet vijojnë hetimin epidemiologjik të të dyshuarve

Shkodra mbetet zonë e kuqe e koronavirusit.  Në rang bashkie atje ka 16 raste aktive.

Lindita Haxhija, drejtoreshe e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor: 116 veta kemi. Aktualisht në banesat e tyre janë shumë pak. Kemi 12-13 persona të izoluar në shtëpitë e tyre.

Por ndërsa pandemia Covid 19 po njeh zbutje të frekuencës së infektimit, për këtë operator të shëndetësisë lind një tjetër detyrë. Prej ditës së premte në terren do të nisë procesi i dezinsektimit, që do të fillojë me zonën turistike të Velipojës, e për tu shtrirë më pas në qytet.

Lindita Haxhija, drejtoreshe e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor: Normalisht që këto i kemi vendosur në hartë pasi kemi vendosur në hartë, pasi kemi bërë monitorimin dhe kemi parë habitetet e larvave të mushkonjave, kryesisht të moshkonjës tigër.

Një masë e tillë merret çdo vit për të shmangur prezencën e insekteve dhe ndotjeve të tjera në territor. Këtë vit si pasojë e koronavirusit ndërhyrja në terren ka filluar më herët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat