AIDSSH i dorëzuan sot në Shkodër dom Gjergj Simonit dosjen që ish-Sigurimi i Shtetit - Bota Sot
AIDSSH i dorëzuan sot në Shkodër dom Gjergj Simonit dosjen që ish-Sigurimi i Shtetit

Shkodra

AIDSSH i dorëzuan sot në Shkodër dom Gjergj Simonit dosjen që ish-Sigurimi i Shtetit

Nga: Beqir Sina Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dosje kjo që ai e kishte të hapur ndaj tij gjatë periudhës së komunizmit, kur ai u arrestua dhe u burgos. Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, tha se vetëm gjatë vitit të kaluar më shumë se 1500 ish të burgosur politikë ose familjarë të tyre kanë kërkuar të njihen me dosjet e tyre, njofton Zëri i Amerikës, nga korespondeti i saj në Shkodër.

Salami Zalli i AIDSSH, shkruan në ubsajtin e saj, se " Impresion dhe kenaqesi e vecante sot ne Shkoder bashkebisedimi, njohja dhe dorezimi i dokumentacionit te gjetur per Dom Gjergj Simonin, si pjese e punes time".

Më tej Zalli sqaron se kjo është niisme dhe veprim i ndermarre, per shkak te moshes dhe qellim sensibilizimi, veprim i bere edhe me pare ne rrethana te peraferta, me te vecanten qe Dom Gjergji ishte shume i interesuar te njifej me theniet dhe qendrimin e tij te mbajtur ne seance, njohja me te cilat dhe disa komente rreth tyre krijuan impresion te vecante.

Autoriteti per rastin konkret eshte vene ne levizje me kerkese me shkrim (plotesim formulari) nga vete Dom Gjergji).

Jo vetem ne kete rast por sa here te kem mundesi, personalisht ne ushtrim te detyres, do shfrytezoj cdo mundesi t’u sherbej ketyre njerezve me te cilet, takimi dhe komunikimi jo vetem na nderon por nga te vertetat live te tyre mesojme edhe per punen tone, mbi mangesite ne dosje, manipulimet, qendresen, solidaritetin, perbaltjen e te pavertetat ne themel, thelbin dhe krimet e ndodhura ne diktature.

Per sistemin e arkivave pamvarsisht kompetences, nisur nga pervoja dhe perditshmeria ne kete proces, sevapi me i madh nese mund te quhet i tille, per nje pjese te dosjeve, qe sipas Platformes se Sigurimit te Shtetit dhe Rregullores se Evidences Operative (dosje hetimore-gjyqesore) per nje grup veprash penale qe ndiqeshin dhe krijoheshin nga Sigurimi, mbetet largimi nga Shkolla e Qenve dhe sistemimi ne nje godine e arkiv modern, per me teper duke i bashkuar me dosjet formulare (tipike te ndjekjes) dhe keshtu bashkohet puzle, duke bere te mundur kuptimin e mekanizmit si ka vepruar e vertetuar se burimi dhe projektimi i te keqes ishte struktura e sigurimit nepermjet dosjeve formulare, operative te proceseve te centralizuara, te realiziara (krijuar) nga operativet e OSSH (kualiteti dhe niveli i te cileve eshte dokumentuar mjaftueshem ne punimet e deri tanishme mbi Sigurimin, vecanerisht nga studiuesi Kastriot Dervishi) po keshtu ne dosjet personale dhe te punes te bashkepunetoreve (spiuneve) ne te cilat publiku e aq me pak palet e prekura, nuk kane patur akses me pare, per te arritur te akti i fundit (teatri) procesi hetimor e gjyqesor, si mbulese ligjore e veprimeve manipulative (kriminale) per te treguar jo vetem Partine, Sigurimin por edhe Drejtesine e “Pavarur” derivat i Sigurimit te Shtetit, qe pretendon se ka zbatuar ligjin e kohes, argument i perdoror si justifikim per ti mbajtur ne sistem dhe per me teper per te “argumentuar” se vetem keta bejne “rend e drejtesi” sic edhe po ndodh...

E kam bindje apsolute se nese ky Autoritet, ligji dhe detyrimet e tij shfrytezohen me seriozitet e perkushtim nga individe, studiues e grupe interesi diktatura dhe mekanizmat e saj veprues, shume shpejt do te gjenden zbuluar dhe me shpatulla pas murit e pse jo autoret te mund te cohen perpara drejtesise, pasi vone nuk eshte asnjehere, sado qe jane bere perpjekje per pastrim dhe eleminim dokumentacioni provues, qe mbetet nje krim me vehte, perseri gjurmet e krimit gjenden pafund edhe ngado.

Une besoj dhe ndjek pas postulatin; “Nuk ka krim pa gjurme dhe te pa zbulueshem, por ka kerkues te keqinj”.

Personalisht kam motorret ndezur, nuk trembem as terhiqem, me nevoitet “ndihme” e partner ne perfitimet nga zbatimi i ligjit 45/2015, ne funksion te kujteses dhe skanimit te diktatures, ne menyre qe ajo te mos perseritet me.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat